Publikohen fotot nga brenda ‘Arenës Kombëtare’, stadiumi i ri drejt përfundimit

16/08/2019 14:34

Janë publikuar fotot nga brenda ‘Arenës Kombëtare’ në kryeqytet. Stadiumi është drejt përfundimit dhe, sipas kryeministrit Edi Rama, “s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës.”

Në një reagim, Rama thotë se ky stadium do të jetë edhe një qendër e re graviteti social për Tiranën.

“Po jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja.

Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat

Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama”, shprehet Rama.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel