Hetimi federal për vdekjen e Matthew Perry/ Mjeku pranon fajësinë, dënohet me dy vite burg, familja shpërthen në akuza 03/12 22:21
Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar një “takim personal” me Presidentin e Kinës Xi Jinping për të diskutuar krizën politike që përfshiu Hong Kongun.
Në një status në Twitter, Trump tha se kishte ” Zero dyshim” se zoti Xi mund “të zgjidhte problemin e Hong Kongut”.
Ai gjithashtu lidhi protestat me një marrëveshje tregtare të SHBA me Pekinin, përballë tensioneve të vazhdueshme tregtare.
“Sigurisht që Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje. Lërini ata të punojnë më parë me Hong Kongun!”, shkroi Trump.
Top Channel