Pas 500 vitesh/ Zbulohen skicat e fshehura në pikturën e famshme të Da Vinci-t

15/08/2019 11:01

Për herë të parë janë zbuluar një seri skicash të realizuara nga Leonardo Da Vinci dhe të fshehura në një nga pikturat më të famshme të tij, përgjatë më shumë se 500 viteve.

Një analizë e detajuar shkencore vuri re se në pikturën “Virgjëresha e Shkëmbinjve” (The Virgin of the Rocks), Leonardo kish’ skicuar fillimisht diçka tjetër, për ta lënë më pas përgjysmë duke nisur dhe përfunduar atë që sot admirohet prej shekujsh.

“Gjatë procesit u zbuluan në kanavacë modelet fillestare të ëngjëllit dhe foshnjës Jezus si dhe shenjat e duarve të artistit apo të një asistenti të mundshëm,” u deklarua nga Galeria Kombëtare e Londrës.

Kështu u ndryshua këndi i kokës së foshnjës Jezus si dhe u hoqën pjesë nga flokët kaçurrela të ëngjëllit.

Zbulimet në fjalë u mundësuan në një kohë kur galeria e Londrës njoftoi për çeljen e një ekzpozite të re në nëntor, titulluar “Leonardo: Përjetoni një kryevepër”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA