Liverpool është kampion i Europës pasi mundi Chelsean në Super Kupën e Europës me penallti në ndeshjen e luajtur në Stamboll.

Ndeshja nisi me shumë ritëm ku Chelsea kaloi në avantazh në minutën e 36 me francezin Oliver Giroud. Pjesa e parë do mbyllej më avantazhin e londinezëve.

Në pjesën e dytë Klopp zëvendëson Chamberlain me Firminon një zëvendësim që do të sillte ndryshim në rrjedhën e lojës. Braziliani asiston për Mane i cili barazon shifrat në minutën e 48.

Pas përfundimit të 90 minutave është përsëri Firmino ai i cili jep një asist për Mane që në minutën e 95 shëmon goli e avantazhit për Liverpool.
Chelsea arrin të barazojë përsëri shifrat në 2 me 2 në munitën e 105 pasi Jorginho shndërroi në gol një penallti të fituar nga talenti Tammy Abraham.

Në gjaujtjen e penalltive lojtarët e Liverpool u treguan më të saktë pasi shënuan të gjithë, kurse për Chelsean gaboi Abraham ku penalltinë e tij e priti portieri Adrian i cili u ble nga West Ham këtë verë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA