Nivelet e rrezatimit afër vendit, ku u regjistrua shpërthimi vdekjeprurës në veri të Rusisë, janë 16 herë më të larta se normalja dhe kjo është konfirmuar nga shërbimi rus i motit.

Rosgidromet ka matur nivelet e rrezatimit në qytetin port të Severodvinsk-ut, pas shpërthimit. Ky i fundit ndodhi pranë bregut, në një depo ushtarake, afër detit të bardhë, të enjten e shkuar.

Agjencia shtetërore bërthamore e Rusisë, Rosatom tha se një motor bërthamor po testohej. Pesë nga shkencëtarët e saj mbetën të vdekur dhe tre të tjerë u lënduan në aksidentin afër fshatit Nyonoksa. Shifrat për rrezatimin gama, në gjashtë stacione testuese në Severodvinsk, një qytet me 180 mijë banorë, varionin nga 4 deri në 16 herë më të larta se norma.

Sidoqoftë, për ekspertët bërthamorë, rrezatimi në këto nivele do të përbënte pak rrezik për njerëzit. Rezultatet e shërbimit të motit bien ndesh me raportet fillestare nga zyrtarët lokalë.

Autoritetet në Severodvinsk, thanë se nivelet e rrezatimit menjëherë pas shpërthimit ishin më të larta se normalja për 40 minuta, por më pas u stabilizuan. Shpërthimi ngjalli panik tek banorët lokalë, me shumë prej tyre që nxituan të blinin jodinë mjekësore që mund të kufizojë efektet e rrezatimit.

Rezervat e jodinës nëpër farmaci u mbaruan edhe në qytetet përreth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA