Krenaria e Tunizisë/ Pija delikate që del nga del nga palma

14/08/2019 06:56

Sapo dielli ngrihet, njerëzit në Tunizinë Jugore, nxitojnë të blejnë një gotë apo një shishe legmi, një pije të pëlqyer nga palma që është aq delikate sa që nuk mund të shitet larg nga oazet.

Në orën 7 të mëngjesit, në qendër të qytetit bregdetar Gabes, biçikleta, makina dhe mjete ushtarake, ndalen përreth tre burrave të ulur në karrige plastike. Pranë tyre ka kana me lëngun e çmuar, me një mbishkrim aty pranë që thotë: edhet nëse legmi tërheq mushkonjat, njerëzit nuk do ti ndahen…

E preferuar veçanërisht gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit, për përmbajtjen e lartë të sheqerit, pija, tipike për oazet sahariane, konsumohet më së shumti nga marsi në tetor.

Shumë tunizianë, e preferojnë legmin për mëngjes dhe nxitojnë që në orët e para të ditës, ta blejnë atë.

“Është diçka e rrallë, është një dhuratë”, thonë shumë prej tyre. Një prodhues ndërkohë duhet të ketë një dorë eksperte dhe të mos jetë shumë lakmitar për të thithur lëngun nga palma, pa e vrarë atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA