Drejt dyqaneve të DigitAlb/ Qytetarët të informuar për ndryshimin e transmetimit nga analog në digjital

14/08/2019 17:23

Një vit më parë Autoriteti i Medias Audiovizive vendosi të shtyjë afatin për fikjen e antenave analoge deri më 1 shtator të këtij viti.

Top Channel gjatë gjithë kohës ka infomuar qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës se kanalet televizive do të mund të vazhdojnë të ndiqen falas, vetëm përmes teknologjisë së trasmetimeve digjitale.

Sot pas 12 muajsh, banorët e Tiranës thonë që pas lajmërimve të shumta të bëra publike zgjidhjen e kanë gjetur pranë dyqaneve të DigitAlb-it, ose janë pajisur me televizora smart të gjeneratës së fundit ku kanë të inkorporuara marrësin digjital tokësorë DVB T2.

Ndërprerja e transmetimeve televizive në sistemin analog dhe kalimi i tyre në digjital është një proces i detyrueshëm për të gjitha vendet evropiane gjithashtu edhe për Shqipërinë, që ka nisur shumë vite më parë. Trasmetimet tona në mënyrën e vjetër do të mund t’i ndiqni edhe për dy javë, më pas nëse nuk jeni pajisur me dekoder DVB T2 televizori do të dalë jashtë funksionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA