Astronauti italian, Luca Parmitano është bërë i pari DJ në orbitë pasi luajti një set muzike elektronike nga stacioni hapësinor ndërkombëtar duke elektrizuar pushuesit në një anije krocere në detin Mesdhe.
Në disa ekrane gjigante mbi anije, performanca e pazakontë muzikore u transmetua live.
“Parmitano bëri kështu debutimin e tij si i pari dj hapësinor nga moduli kolumbus në ISS, ku përdori muzikën si një mënyrë për të lidhur kulturat e ndryshme,” tha në një deklaratë për shtyp agjencia evropiane hapsinore ESA.
Ishin me mijëra njerëzit e mbledhur në kuvertën e anijes World Dome Club që përjetuan emocionet e jashtëzakonshme të kësaj feste, notat muzikore të të cilës vinin nga hapësira.
Para se të linte tokën për t’u nisur drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar, më 20 korrik , Parmitano kishte marrë disa mësime si DJ nga Le Shuuk, që njeh mirë performancat në kushte të veçanta. Vetë ai kishte luajtur një set në gravitet zero vitin e kaluar.
Top Channel