Më në fund është zyrtarizuar kalimi i Ivan Perisic te Bayern-i i Mynihut, fill pasi ditën e hënë përfundoi vizitat mjekësore.
Pas 4 sezonesh, sulmuesi kroat është larguar nga Italia duke lënë Interin për t’u rikthyer në Bundesligë. Një vendim i pashmangshëm ky pasi trajneri i ri zikaltër Konte nuk e kishte në planet e tij.
Kroati do të mbajë veshur fanellën e Bayern Mynihut pas eksperiencave me Borussian e Dortmundit dhe Wolfsburg-un. Në arkat e Interit kanë shkuar 5 milionë euro për huazimin 1-vjeçar të futbollistit ndërsa Bayern-i në fund të sezonit nëse bindet nga Perisic mund të aplikojë të drejtën e blerjes për 20 milionë euro.
Sezonin që lamë pas ai luajti gjithsej 45 ndeshje, ku shënoi 9 gola dhe dhuroi 8 asiste.
Top Channel