Fotografi britanik, Adrian Bredsho, mbërriti në Pekin në vitin 1984, ku vazhdoi të dokumentonte ndryshimin e kulturës kineze për 30 vitet e ardhshme.

Bredsho ka botuar një libër me foto ku shfaqen pamje nga jeta e përditshme e Kinës së viteve 1980, kur vendi aziatik po hapte dyert ndaj vendeve të tjera duke kërkuar një ndryshim nga e shkuara e izolimit të ashpër.

Sot një superfuqi ekonomike, furnizuese e rëndësishme me pajisje elektronike, Kina e atëhershme kishte njerëz që mblidheshin në turma për të parë një radio të vogël, pasi të kishe sende elektronike ishte një shprehje statusi.

Fotografi anglez ka kapur pikërisht këtë fazë ndryshimi, me foto që e përshkruajnë situatën e atyre viteve më mirë se mijëra fjalë.

FOTO GALERI
1/15
Moda ishte një nga ndryshimet më të mëdha, dhe kjo duket qartë nga reagimi i fytyrave të vendasve që po ndjekin këtë sfilatë mode të Pierre Cardin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA