Qyteti i Vlorës është paralizuar sot si pasojë e trafikut të rënduar. Trafiku ka nisur që në orën 08:00 dhe situata vijon të jetë ende e rënduar. Për të përshkruar aksin rrugor nga zona e Skelës deri tek tuneli në Ujin e Ftohtë, që është 5 kilometra, duhet të paktën 1 orë.

Edhe pse ka forca të shtuara të policisë, trafiku vijon të jetë i rënduar.

Të shumtë janë qytetarët që përshkruajnë këtë aks për të mbërritur në plazhet e rivierës shqiptare. Kjo situatë në Vlorë përsëritet çdo sezon vere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA