Historia e Soleinit rikthehet në “Për Shqiptarët”/ Larg aparaturave që e mbanin në jetë, çfarë ka ndodhur me vogëlushen rreth një vit pas kurimit
Shmanget tragjedia në Holandë pas shembjes së një pjesë mbuluese të stadiumit të Alkmaarit, për shkak të motit të keq. Siç shihet edhe nga fotot, një pjesë e çatisë nuk ka mundur t’u rezistojë erërave të forta, duke rënë mbi ndenjëset e tifozëve.
Për fat të mirë, skuadra e AZ Alkmaar, këtë javë luan në transfertë me Waalwijk, kështu që është shmangur një tragjedi njerëzore, pasi nëse do të ndodhte në momentin e një ndeshjeje, pasojat do të ishin katastrofike.
“AFAS Stadion” ka një kapacitet prej 17 023 personash dhe është ndërtuar në qytetin e Alkmaarit, 25 milje në veriperëndim të kryeqytetit të Holandës, Amsterdam.
Më 15 gusht ishte programuar të luhej ndeshja kualifikuese e raundit të tretë të Europa League kundër FC Mariupol, por në kushtet e tanishme ky stadium nuk mund t’i hapë dyert.
Në të njëjtin impiant në vitin 2013 shpërtheu një zjarr në përplasjen e Europa League-s kundër skuadrës greke Atromitos, duke bërë që loja të braktisej pas 57 minutash.
Top Channel