Me kolonat e tyre të mermerta, kupolat dhe çatitë në formë pagodash, shtëpi të ndërtuara nga romët e pasur, dekorojnë fshatrat rumune.
Në mesin e fushave modeste apo qytezave të vogla, të ashtuquajturat pallate të romëve, duken si të pabesueshëm, madje edhe të ekzagjeruar, por tregojnë një përpjekje për status brenda një minoriteti të margjinalizuar dhe kryesisht të varfër.
Romët nisën të njohën ngritjen në fillim të viteve 90, pas rënies së komunizmit, kur disa prej tyre u përballën me paratë, fillimisht, siç tregojnë ata, duke mbledhur mbeturina dhe duke shitur hekur për skrap, apo duke shitur rroba të përdorura.
Arkitekti rumun, Rudolf Graef, thotë se edhe pse shpesh vihen në lojë, duke u konsideruar pa shije, stili i pallateve të romëve, nuk duhet minimizuar.
Në mënyrë të veçantë, çatitë, që të kujtojnë tempujt aziatikë, janë një ekzagjerim i elementëve tipikë arkitektonikë të vendit. Tani, të përhapur ngado në një prej vendeve më të varfëra të BE, ndërtesat imponuese përllogaritet se i përkasin disa mijëra familjeve rome, dhe shpesh janë shumëkatëshe, pasi fqinjët, shtojnë katet për të sfiduar njëri tjetrin.
Dekorimet po ashtu nuk mungojnë, si psh shenja e dollarit amerikan apo marka e një makine gjermane, që janë gdhendur në disa prej fasadave si simbol i pasurisë.
Top Channel