Lirohen një pjesë e imigrantëve të arrestuar në Misisipi

10/08/2019 06:06

Rreth gjysma e 680 emigrantëve pa dokumente të arrestuar gjatë një operacioni në nivel federal, janë lënë të lirë prej autoriteteve. Operacioni u zhvillua të mërkurën në disa fabrika përpunuese në Misisipi.

Por në një moment të caktuar emigrantët e liruar duhet të paraqiten përpara një gjykatësi që trajton çështje të emigracionit. Pothuajse të gjithë 680 migrantët e kapur janë nga Amerika Latine.

Agjentët e Emigracionit e Doganave, njoftuan ndërkaq se emigrantët e tjerë u transportuan në ambientet e paraburgimit në Luiziana dhe Mississippi.

Disave prej tyre u janë vendosur monitorë elektronikë në këmbëve në pritje të caktimit të një date për procesin gjyqësor. Operacioni përfshiu 6 qytete të ndryshme të Misisipit.

Asnjë nga kompanitë ku u zhvilluan kontrolle nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë çështje.

Sipas zyrtarëve të emigracionit asnjë arrestim nuk është kryer në bazë të udhëzimeve të reja për deportim të përshpejtuar, të lëshuara nga agjencia e Emigracionit e Doganave në muajin korrik, pasi agjentët janë “ende në proces trajnimi”. /VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA