Në qytetin e Mekës, të mbushur me dyqane ku shiten ushqime dhe ëmbëlsira, shitësit janë përgatitur të nxjerrin fitime nga pelegrinazhi i përvitshëm i Haxhit. “Biznesi po shkon shumë mirë”, thotë një shitës pranë xhamisë së madhe, vendin e shenjtë të islamit.

Blerësit janë të huaj dhe flasin të gjitha gjuhët. Shitjet po shkojnë shumë mirë

Për të kapërcyer pengesat linguistike, shitjet shpesh bëhen me ndihmën e një makine llogaritëse. Për shumë nga shitësit, fitimet pritet të rriten pesëfish gjatë Haxhit, që këtë vit pritet të tërheqë 2.5 milionë besimtarë nga Arabia Saudite dhe vende të tjera të botës, nga e premtja e deri të martën.

Kryerja e Haxhit është një nga pesë shtyllat e islamit dhe çdo mysliman që i ka mundësitë, është i detyruar ta bëjë atë të paktën një herë në jetë.  Pelegrinazhi tërheq shitësit në qytetin e shenjtë, që në pjesën më të madhe ofrojnë suvenire dhe objekte fetare. Mes tyre edhe kopje kineze të Qabesë, strukturës të zezë brenda xhamisë së madhe drejt të cilës myslimanët e të gjithë botës falen, ose ora me alarm për pesë vaktet e faljes, apo ujë që thuhet se është i shenjtë.

Ndërkohë, përtej këtyre shitësve, qendrat tregtare me ajër të kondicionuar përreth xhamisë së madhe, mbajnë markat më luksoze të botës dhe presin jo pak vizitorë, me përjashtim të vakteve të faljes. Përveç suvenireve fetare, vizitorët në Mekë mund të blejnë edhe arin saudit, ora, veshje etj.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA