Një yll indian muzike, aspak ortodoks, ka “rrëmbyer|” zemrat online me dhëmbët e mëdhenj, pellushin e shndritshëm, katër këmbët dhe zërin melodioz.

Gomarica Emily jeton në një strehë kafshësh në qytetin indian Pune, dhe është bërë një sensacion në internet fill pasi një klip i ‘këngës’ së saj u bë viral.

Stafi i qendrës, ku ka mace, qen, lopë e madje edhe buaj, po luante me Emily-n kur ajo nisi të bënte vokalica. Ata regjistruan një video të gomaricës që tregonte shkallën e saj vokale dhe e hodhën në faqen e tyre në median sociale, ku u shndërrua menjëherë në një hit.

Gomerët dhe mushkat shfrytëzohen shumë në industritë indiane ku përdoren si kafshë pune në kushte të rënda. Jeta e Emily-së ka qenë e vështirë dhe rruga e saj drejt ringritjes dhe krijimit të karrierës muzikore, ka qenë e gjatë. Ajo ishte gjetur e braktisur në rrugë, dy vite më parë, me plagë të infektuara. Stafi i qendrës u kujdes për të dhe tani ajo është miqësore, lakmitare dhe lutet për ushqim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA