Një operacion dramatik shpëtimi për të çliruar një njeri që kishte ngecur mes shkëmbinjve u nxor nga autoritetet në një xhungël në Batambang, Kamboxhia. Sipas policisë, Sum Bora rrëshqiti mes shkëmbinjve të dielën, teksa u përpoq të kapte elektrikun e dorës, i cili i kishte rënë nga duart.

Burri kishte dalë në xhungël për të mbledhur feçe lakuriqësh, i përdorur nga fermerët në zonë si pleh. Sipas Associated Press, familja e tij ishte e shqetësuar kur ai nuk u kthye pas tre ditësh dhe filloi ta kërkonte.

Vëllai i tij më në fund e gjeti atë dhe njoftoi autoritetet. U rekrutuan rreth 200 shpëtimtarë, të cilët filluan të gërmojnë shkëmbinjtë rreth 28-vjeçarit me shumë kujdes.

Pas rreth 10 orësh përpjekje, ata më në fund patën mundësi të zhbllokojnë Sum Bora dhe ta çojnë në spital. Edhe pse ishte veçanërisht i dobët, ai nuk pësoi lëndime serioze.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA