Një 57-vjeçar është ndaluar nga policia dhe dhëndrri i tij gjithashtu pasi në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.
Policia ka sekuetruar 4 armë gjahu me municion dhe municione luftarake pa lejen e organeve përkatëse, si dhe mjete të cilat i përdornin për prerjen e bimëve narkotike.
Njoftim
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Denas”.
Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Komisariati i Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë.
Ndalohet një 57-vjeçar dhe dhëndrri i tij të shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.
Sekuestrohen 4 armë gjahu me municion dhe municione luftarake pa lejen e organeve përkatëse, si dhe mjete të cilat i përdornin për prerjen e bimëve narkotike.
Asgjësohen edhe bimë të dyshuara Cannabis Sativa, të kultivuara prej tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, pas një pune hetimore të mirë organizuar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Denas”, ku në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve në kërkim:
• K.H, 57 vjeç, banues në fshatin Denas dhe dhëndrrit të tij shtetasit
• E.I, 30 vjeç, banues në fshatin Lekas, Korçë.
Dy shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të kenë kultivuar në zonën midis fshatrave Denas dhe Punmirë, bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u gjetën dhe asgjësuan në vend me zjarr nga ana e Policisë, ku një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasit K.H. dhe dhëndrrit të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
4 armë gjahu me municion dhe muncione luftarake pa lejen e organeve përkatëse, si dhe mjete të cilat përdoreshin nga këta shtetas për prerjen e bimëve narkotike.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.
Top Channel