Ishte viti 1881 kur Belle Gunness emigroi nga Norvegjia drejt Amerikës, për t’u vendosur në Chicago, ku u martua me një emigrant norvegjez.

Partnerët patën katër fëmijë dhe si fillim hapën një dyqan karamelesh. Dukej se gjithçka rridhte normalisht derisa në vitin 1900, krejt papritur dyqani u përfshi nga flakët dhe brenda tij u gjend trupi i bashkëshorit të Gunness- it.

Fill pas kësaj ngjarjeje, përmes falsifikimit të dokumenteve, Belle mundi të siguronte nga shteti një fermë në La porte, Indiana. Vejusha u martua sërish, por pas tetë muajve bashkëshorti i dytë vdiq dhe jo, e gjitha kjo nuk qe një rastësi!

Gjatë marrjes në pyetje gruaja e ve deklaroi se i shoqi ishte djegur aksidentalisht me ujë dhe gjatë rënies kish’ pësuar një goditje të fortë në kokë. Hetimet u mbyllën dhe asnjë provë e vetme nuk rëndoi mbi Belle- n. Kjo e fundit nxori një lajmërim në gazetë, në kërkim të një martese të tretë.

Ndonëse nuk dihet me siguri se sa është numri i viktimave, mendohet se vrasësja seriale është përgjegjëse për humbjen e rreth së paku 14 jetëve, ndoshta 40 ose edhe më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA