
28/02 10:02
Një shpërthim i fuqishëm i mori jetën 20 personave si dhe plagosi 47 të tjerë ndodhi të dielën në Kajro të Egjiptit. Sulmi terrorist ndodhi tek spitali i sëmundjeve të rënda. Mësohet se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Presidenti Abdel Fattah al-Sisi dërgoi ngushëllime familjeve të të vrarëve duke e quajtur sulmin “incident frikacak terrorist”.
“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për popullin egjiptian dhe familjet e dëshmorëve të vrarë në incidentin frikacak terrorist në afërsi të zonës Kasr al-Aini mbrëmjen e djeshme”, ka shkruar ai për viktimat në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale .
Top Channel