Në një festival, në Serbinë rurale, një punëtor ndërtimi tashmë në pension, Zoran Lazarevic, është kurorëzuar mbreti i mustaqeve, me mustaqet e tij të bardha 140 cm të gjata.
“Unë i kam këto mustaqe që prej vitit 2011 dhe për momentin janë 140 cm të gjata”, thotë Zoran Lazarevic.
Mbreti i mustaqeve tregon se kish nisur ti rriste ato pasi doli në pension. Kish menduar fillimisht t’i rriste sa për t’i rrotulluar rreth veshit. Tani, ai mundet t’i rrotullojë mustaqet e tij rreth veshit, për plot katër herë.
“Kur isha në Austri, në 1973, u zbrita nga treni në kufi, pa e ditur përse. Më pas zbulova se shkak kishin qenë mustaqet, pasi nuk i kisha në foton e pasaportës. Unë kisha gërshërë me vete. I preva, dhe i futa në xhep”, thotë ai.
Konkursi i rrallë u mbajt në manastirin ortodoks të shekullit të 15 Kalenic, në afërsi të Rekovacit në qendër të Serbisë.
Top Channel