Nga Ekonomia tek Demokracia, evropianët po ndjehen më mirë në lidhje me gjendjen e BE, sipas një vëzhgimi të ri të eurobarometrit.

Në shifrën 44 për qind, besimi tek BE është në nivelin më të lartë që nga 2014 dhe 10 pikë më lart se besimi në qeveritë dhe parlamentet kombëtare.

Ndër përfundimet kyce të eurobarometrit është edhe ai që tregon se 61 për qind e evropianëve janë optimistë për të ardhmen e BE.

Ndërkohë, 55 për qind e evropianëve thonë se janë të kënaqur me mënyrën se si demokracia funksionon në BE, shifër kjo më e larta që nga 2004. Mbështetja për euron ka shënuar po ashtu një nivel rekord, 76 për qind.

“Në tërësi, BE shihet nën një dritë më pozitive krahasuar me 10 vitet e shkuara”, thotë Eurobarometri në raportin e tij.

Ndryshimet e klimës janë bërë shqetësimi i dytë më i madh për qytetarët evropianë, menjëherë pas emigracionit. Por jo të gjitha vendet janë në një nivel optimizmi për BE.

Optimizmi është më i lartë në Irlandë, Danimarkë, Lituani dhe Poloni. Në anën tjetër të klasifikimit, optimizmi është më i vakët në Britaninë e madhe dhe në Francë.

Vëzhgimi është kryer pas zgjedhjeve evropiane të këtij viti me intervista ballë për ballë nga 7 qershori deri më 1 korrik të 2019, në të 28 vendet anëtare të bllokut dhe në vendet kandidate po ashtu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA