Pasi qershori i 2019 u njoh nga një numër organizatash zyrtare si qershori më i nxehtë që kur regjistrimi i të dhënave ka filluar, korriku mund të jetë tani muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Kjo sipas qendrës Copernicus për studimet e klimës që ka prezantuar të dhënat e saj bashkë me një njoftim se ky korrik mund të ketë qenë ndjeshëm më i nxehtë se ai i 2016, që më herët mbante rekordin e muajit më të nxehtë.

Lajmi vjen ndërsa vera po shoqërohet me temperatura rekord në Evropë. Parisi theu rekordin e 1947 prej 40.4 gradësh celsius, kur temperatura arriti në 42.6 gradë celsius në korrik. Britania arriti temperaturën e dytë më të lartë të regjistruar ndonjëherë, 38.1 gradë celcius në Cambridge. Holanda pa temperaturat të arrinin në 40.4 gradë celsius për të parën herë ndërsa gjermania regjistroi temperaturën më të lartë të saj në të gjithë kohërat, prej 42.6 gradësh celsius në Lingen, në korrik.

Moti i nxehtë ka bërë edhe që të humbet një masë e madhe akujsh në Groenlandë me pjesën më të madhe të SHBA dhe Kanadasë që kanë njohur një valë të jashtëzakonshme të nxehti.

Qendra “Copernicus”, thotë se korriku 2019 ishte 1.2 gradë celsius mbi nivelet para-industriale.

Qendra është pjesë e projektit të bashkimit evropian Copernicus, që është një program i vëzhgimit të tokës. Të dhëna më të thelluara do të jenë të disponueshme në mes të gushtit, kur edhe do të mund të shihen më qartë rezultatet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA