Policia ka reaguar për shpërthimin e një sasie tritoli në një pallat në kthesën e Kamzës, ku fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale dhe jo njerëz të lënduar. Në reagimin e policisë theksohet se “në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi Paulin Gjegjaj, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.”

Por i pyetur nga Top Channel, Gjegjaj mohon që të ketë patur konflikte apo kërcënime.

Ai është komshi me Vendim Demaj, nënkryetar i bashkisë së Kamzës, dhe Partia Demokratike e ka konsideruar sulmin si politik dhe që ka patur në fokus zyrtarin e saj.

  Tritoli në banesë, Demaj: Në konflikt jam vetëm me Edi Ramën

  Tritol shtëpisë së nënkryetarit të Kamzës, PD akuza policisë: Po fsheh ngjarjen

Top Channel