Policia ka vënë në pranga një 40 vjeçar me iniciale A.H., banues në Durrës. Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit antidrogë i koduar “Sukthi”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.
Në bazë të informacioneve në rrugë operative se ky shtetas merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit Kokainë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, Durrës, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 18.5 gr lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronike.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Top Channel