E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri Demokrat Keli njeh pothuajse çdo pëllëmbë tokë në pyjet rreth Beratit. 70 vjeçari është mjek popullor dhe del të mbledhë bimët medicinale që i duhen. Ai thotë se bimët i mbledh vetë në malin e Shpiragut dhe Tomorrit
Demokrati e di se kur është koha e duhur për t’i mbledhur pa dëmtuar natyrën dhe di anët e mira dhe të këqija në përdorimin e secilës prej tyre.
Papunësia në fillimet e tranzicionit e nxiti Demokratin të kthente në biznes traditën familjare të qetësimit të dhimbjeve me çaj bimor. Sot i tregton këto bimë me licencë në një kënd në shëtitoren e Beratit.
Mjeku popullor thotë se i pëlqente pylli që i vogël dhe se këtë biznes nuk e bën për të fituar para, por për të ndihmuar njerëzit
“Natyra shëron,- thotë Demokrati,- por mjeku kuron”, ndaj derisa të ketë jetë ai do ta përdorë pasionin e tij për të qetësuar vuajtjet e njerëzve.
Top Channel