Kamerat kurth të vendosura nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në Parkun e Shebenikut së fundmi kanë fotografuar edhe dhinë e egër.
Prej shumë kohësh kafsha nuk ishte parë në pyjet tona. Duket se moratorium i gjuetisë po jep efektet e duhura për shtimin e faunës së egër. Edhe rracat në zhdukje duket se po shtohen si ariu i murrmë apo rriqebulli i Ballkanit.
Ariu i murrmë, macja e egër, ujku, derri i egër, kunadhja etj. tashmë janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe po shumohen dita ditës.
Moratoriumi i gjuetisë u vendos në vitin 2014 me një afat 2 vjeçar, më pas afati i tij u shty për 5 vite të tjera dhe pritet të përfundojë në vitin 2021.Pavarësisht se janë vërejtur shkelje antiligjore të këtij moratoiumi, rezultatet e tij janë të dukshme.
Top Channel