Meçan Hoxha, tornitori që gjithë jetën ia ka kushtuar punës me hekurin, traditë të trashëguar nga të parët e tij, por bën gjithçka për të mos e lënë në harresë këtë traditë, duke e përcjellë tek familja e tij.

Ai tregon se këtë punë e bënë me pasion njëlloj si në ditën e parë.

Por këtë pasion për hekurin e ka edhe djali i tij, Nelsoni. Ai tregon se kjo trashëgimi nga babai i jep edhe më shumë kënaqësi, sepse shpesh të dy shkëmbejnë leksione të punës me njeri-tjetrin.

I kthyer në një biznes familjar, profesioni i tornitorit për këtë familje është ajo që bëjnë prej vitesh, por mbi të gjitha duke e lënë si një zanat edhe për brezat e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA