Shqipëria mund të kthehet në një destinacion të shkëlqyer kulinarie. Këtë e pohon Fejsal Demiraj, kuzhinier pranë restorantit me famë botërore “Noma”.
Demiraj është pjesë e fondacionit “Rrno”, i cili ka vendosur të dokumentoje kuzhinën tradicionale të trevave shqiptare. Etnogastronimia nënkupton njohjen e kulturës së një vendi me anë të udhëtimit dhe ushqimit. Një pjatë nuk është thjeshtë një vakt për tu konsumuar, aty mund të mësojmë historinë, kulturën e një rajoni.
“Kuzhinën shqiptare nuk do ta quaja të varfër, do të thoja që është shumë e pasur. Ka histori dhe traditë të madhe. Me vendin, motin ingredinetët dhe aftësinë për të jetuar nuk mund të kesh një kuzhinë të varfër”, thotë Fejsal Demiraj, kuzhinier.
Fondacioni “Rrno” i themeluar në New York nga kuzhinierët e njohur shqiptarë Nikolin Kola, dhe Fejsal Demiraj ka për qellim të dokumentojë entogastronominë shqiptare.
“Kuzhina e vërtetë tradicionale shqiptare ndodhet në shtëpi, dhe është e vështirë ta gjesh në restorante. Me këtë nuk dua them që nuk gjen një lakror apo mishi të pjekur, kjo është vetëm maja e ajsbergut të kuzhinës shqiptare”, thotë Nikolin Kola Kuzhinier.
Për të njohur kuzhinën shqiptare duhet të prekesh të gjitha rajonet, dhe sot ky ekip po njihet me kuzhinën e tradicionale të Voskopojës. Kështu Voskopoja e bukur nuk duhet të njihet vetëm prej natyrës së mrekullueshme dhe kishave shekullore, por edhe prej pispilisë tradicionale.
“Ne i kemi ndarë të gjithë trevat shqiptare në 25 zona ose qarqe dhe secili prej tyre do të paktën 1 muaj, pra punë në terren jo në literature”, thotë Nikolin Kola Kuzhinier.
Shumë nga gatimet tonë tradicionale kanë ndryshuar gjatë kohës kështu në kuzhinë mund të mësojmë të kaluarën dhe të tashmen e vendit.
Top Channel