Me mbylljen nga 1 shtatori i këtij viti të transmetimeve televizive analoge në Tiranë, Durrës dhe Vlorë kanalet televizive do të mund të vazhdojnë të ndiqen falas, pa pagesë vetëm përmes teknologjisë së transmetimeve digjitale.
Me dekoderin dvb t2 të digitalb të gjitha kanalet kombëtare dhe lokale që transmetojnë sinjal falas do të shihen lirshëm pa pagesë nga qytetarët.
Qytetarët duhet të kujdesen që kanë televizore me marrës të integruar dvd t2 ose në raste të kundërt të pajisen me dekoder të kësaj teknolgjie.
“Kanalet kombëtare publike dhe private dhe kanalet lokale rajonale që aktulalisht shikohen free pa pagesë do të vijojnë të shikohen free, e rëndësishme është që dekoderi të jetë dvb t2 dhe këto kanale janë free pa pagesë- tha Elkeda Domi.
Top Channel