Ashpërsohet gjithnjë e më shumë lufta mes Interit dhe Mauro Icardit. Futbollisti deri tani i ka refuzuar të gjitha ofertat e ardhura për të ku në krye qëndrojnë ato të Romës dhe Napolit duke shfaqur gatishmërinë që të qëndrojë te Interi edhe pse do të jetë gjithë kohës i izoluar.

Ndërsa klubi zikaltër nga ana e tij nuk ka ndërmend t’i bëjë lëshime argjentinasit dhe sipas La Gazzetta Dello Sport nëse ai nuk largohet nuk do të luajë as sezonin që do të nisë së shpejti e as në atë pasardhës kur do të skadojë edhe kontrata e tij.

Sigurisht emri i argjentinasit do të figurojë në listën e kampionatit italian dhe atë të Ligës së Kampioneve, por ai nuk do të grumbullohet në asnjë rast nga Antonio Conte. Nëse gjërat do të shkojnë kështu atëherë asnjë nga palët nuk do të mbetet e kënaqur.

Megjithatë kjo nuk e pengon Icardin që të këmbëngulë në idenë e tij për të mos u larguar nga Milano. vetëm një transferim i mundshëm mund të thyejë rezistencën e sulmuesit, por kjo duket e vështirë për t’u realizuar të paktën për momentin pasi raportet mes Interit dhe Zonjës së Vjetër janë ftohur shumë kohët e fundit.

Top Channel