Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill Pas rënies së komunizmit, vendi ynë është karakterizuar nga një fenomen shqetësues, atë të gjobëvenies. Bizneset dhe drejtuesit e tyre, në jo pak raste janë përballur me grupet e të fortëve të cilët u kanë marrë para nëpërmjet kërcënimeve, dhunës dhe presioneve.
Në vetëm tre ditët e fundit, policia ka vënë në pranga 5 persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, pasi ata nëpërmjet kanosjes dyshohet se i kanë vënë gjobë një tjetër personi.
Këto janë momente nga arrestimi që u bë pak ditë më parë në Durrës, 3 personave që dyshohet të kenë gjobitur një biznesmen në vlerën e 50 mijë eurove.
Ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shpjegon se gjobëvënësit kanë disa forma me të cilat operojnë për të siguruar para.
“Kanosje e drejpërdrejtë, marrje prone, eksploziv. Hyrja në cështje konfliktuale apo dobësi të biznesve, që më pas vjelin para nga të dyja anët- tha Ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Për Breçanin, një biznes që e paguan njëherë gjobën, e ka të vështirë ta shmangë atë për një herë të dytë, nëse rasti nuk denoncohet në polici.
“Ti e paguan njëherë gjobën 1 milion, mbas dy muajsh të vjen radha prap për të paguar. Do paguash 5, 10 e kështu me radhë. I bëj thirrje që të denoncojnë rastet dhe të shpëtojnë veten e tyre”- u shpreh Breçani.
Frika e personave të gjobitur, për t’i denoncuar gjobëvënësit ka bërë që identifikimi i këtyre rasteve të jetë i vështirë, duke iu dhënë grupeve të të fortëve hapësira për t’u fuqizuar ekonomikisht.
Top Channel