Në të gjithë botën numërohen 10 instruktorë policie të nivelit të 8 në Commando Krav Maga të Israelit, dhe njëri prej tyre është shqiptari i Kosovës, Uliks Gjonaj. Për Amerikën, Israelin , Zvicrën Uliksi është individ shumë i rëndëishëm, pasi ato i kanë besuar atij Policinë e Shtetit. Ai stërvit skuadrën policore më të fuqishmë në botë siç është SWAT-i amerikan, apo FBI. Gjonaj është qytetar i Amerikës dhe Zvicrës, vite më parë ka kërkuar të pajiset më pasaportë shqiptare, por për shtetin tonë instruktori ndërkombëtar është një qytetar i zakonshëm. Historia e Uliksit është e pazakontë. Ai braktisi mjekësinë për tu bërë pjesë e policisë.

“Nisa studimet për mjeksi në Kosovë, më pas emigroj në Amerikë bashkë me familjen, edhe atje rifilloj shkollën si ndihmës mjek. Rastësisht takoj dy policë, ata duke parë fizikun tim më këshilluan që të vizitoj shkollën e policisë. Shkoj dhe atje nis menjëhërë studimet, dhe sapo i përfundoj ato më japin titullin si instruktor”, tregon Uliksi.

Instruktori ndërkombëtar më orgjinë shqiptare nuk ka habitur vetëm Amerikën, por edhe Europën.

“Në Evropë jam i vetmi i licensuar si instruktor i instruktorave”, thotë ai.

40 vjeçari punon si instruktor i Swat-it megjithë atë ai gjen gjithnjë kohë të këshillojë policinë shqiptare. Sot stërvit kategorinë e policeve femra, më herët ka qenë si instruktor i Renea-s dhe grupit të ‘Shqiponjave’.

Kush është grupi më elitar që ke stërvitur?

“Grupi më elitar është  S.W.A.T-i Amerikës. Kuptohet që trajnimet e FBI janë të veçantë. Jo më larg se një muaj trajnova 45 pjestarë të S.W.A.T-it.”

Në arenën ndërkombëtare të instruktorëve Uliksi prezantohet me pasaportën zviceriane. Pavarësisht kësaj sot ribën kërkesën e tij për të qenë qytetar i Shqipërisë.

“Kërkesën e kam bërë tek Presidenca, Kryeministria dhe Ministria e Brendshme, është kthyer përgjigja që të qendroj 5 vite në Shqipëri dhe të bëj të gjitha pagesat, por unë nuk kam mundësi dhe kohë të qendroj 5 vite këtu”, thotë ai.

Rrënjët e tij janë nga qyteti i Shkodrës për këtë arsye dëshira e është të njihet si Uliks Gjonaj instruktori nga Shqipëria

“Dua të përfaqësoj Shqipërinë dhe t’i tregoj botës që ka njerëz që përfaqësojnë  shtetin dhe flamurin shqiptar, dhe jo gjithomë ne shqiptarët jemi ata që përfaqësojmë shtetet e tjera”, shprehet Uliksi.

Nëse të gjithë  shqiptarët ëndërrojnë të kenë një pasaportë europiane apo të Amerikane, duket se dëshira e Uliksit është shumë ndryshe nga ajo e të rinjve tanë. Ai kërkon të jetë qytetar i Shqipërisë vetëm për një arsye, që Shqipëria të lakohet në dyert e policisë botërore si një vend që prodhon njerëz elitar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA