Një 16- vjeçar është arrestuar nga Polica e Tiranës pasi mësohet se qarkullonte me armë pa leje dhe ka tentuar t’i shmanget kontrollit të policisë.

Njoftim i plotë:

Arrestohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, njësia Shigjetat.

Në kuadër të planit masave në lidhje me identifikimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 16-vjeçarit  F. T.,  banues në Tiranë.

16-vjeçari  rreth orës 02.30 të mëngjesit, është konstatuar nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 4  në afërsi të një lokali, në trotuar në rrugën “Myslym Keta”.

Në momentin që ka parë Policinë  është larguar me vrap, por është kapur gjatë ndjekjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, njësia Shigjetat, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë .

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Tirane për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA