“E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”/ Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit për Shqipëria Live: Postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë 07/09 13:13
Piloti holandez Max Verstappen shfrytëzoi momentin e mirë që po kalon në kampionatin e Formula 1 duke marrë pole Position e parë në karrierë.
Në cirkuitin e Hungaroring, piloti ambicioz firmosi rekordin e pistës me 1 minutë 14 sekonda e 572 të mijtat, një kohë fenomenale për Maxin e çmendur, sic e kanë pagëzuar tifozët për shkak të manovrave tej limitit.
Në vendin e dytë në garën e së dielës do të niset Valteri Botas që mori një kohë më të mirë se pretendenti kryesor për titullin Ljuis Hemilton. Për vetëm disa të qindtat, britaniku detyrohet të startojë në linjën e dytë me Sebastian Fetel në garën hungareze.
Top Channel