Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar, fokusi informim për investimin në Zvërnec dhe Sazan
Lionel Messi nuk do të mund të luajë me përfaqësuesen Argjentinase deri në 3 nëntor të këtij viti.
Komisioni i disiplinës së Konfederatës Amerikano-latine të Futbollit e dënoi kapitenin e skuadrës ‘Albiceleste’ me 3 muaj pezullin dhe 50 mijë Dollarë gjobë për deklaratat e forta të bëra gjatë Copa America pas ndeshjes me Kilin për vendin e tretë të kompeticionit.
Në atë ndeshje Messi u ndëshkua me kartonin e kuq pas një zënke me Gary Medel për të bërë më pas kritikat e forta ndaj CONMEBOL teksa arriti deri aty sa ta akuzojë për korrupsion.
Por Messi edhe përpara sfidës me Kilin kishte shfaqur pakënaqësitë e tij. Pas eliminimit të Argjentinës në gjysmëfinale nga Brazili, sulmuesi 32 vjecar tha se ‘Seleçao’ kontrollon dhe manipulon gjithçka dhe tani ai duhet të vuajë pasojat e këtij dënimi.
Kjo do të thotë se Messi nuk do të luajë në ndeshjet miqësore të Argjentinës me Kilin dhe Meksikën në 5 dhe 10 shtator dhe atë me Gjermaninë në 9 tetor.
Pak javë më parë, Messi mësoi edhe dënimin për kartonin e kuq të marrë ndaj Kilit, 1 ndeshje pezullim dhe 1500 Dollarë borxh. këtë dënim sulmuesi do ta kryejë në mars kur Argjentina do të nisë kualifikueset për Botërorin e vitit 2022.
Top Channel