Foto ilustruese e hyrjes se Gjykates se Larte

Gjykata e Lartë e plotësuar përkohësisht me një trupë gjyqësore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, e zgjidhi çështjen e ekstradimeve.

Gjyqtari i Lartë, Ardian Dvorani dhe dy gjyqtarët që patën ketë status vetëm për një javë deri sa të zgjidhnin urgjencën e ekstradimeve, vendosën në dhomë këshillimi duke rrezuar rekursin e të pandehurve.

Siç thotë një burim i Top Channel, treshja vendosi t’i thotë po ekstradimit të shtetasve Valentina Dushku, Besnik Leka, Robens Berberi dhe Hajri Seferi, në një kohë qe ky i fundit ka një çështje edhe në dosjen “Volvo 4”.

Menjëherë pas këtij vendimi në të cilin u zgjidh problemi i ekstradimeve urgjente do të sjellë edhe dorëzimin tek autoritetet e huaja të kërkuarve, por edhe që ka sjellë gjithashtu dhe qetësimin e ndërkombëtarëve. Dy gjyqtarët e caktuar përkohësisht në Gjykatën e Apelit, Albana Boksi dhe Sokol Binaj janë kthyer në detyrat e tyre të mëparshme në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Tashmë Gjykata e Larte ka mbetur sërish me një anëtar. Më të alarmuarit për rrezikimin e esktradimeve ishin italianët, të cilët ishin ne pritje te të kërkuarve që po u përfundonin afatet ndërsa Gjykata e Lartë nuk krijonte trup të shqyrtonte rekurset.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ndërhyri duke caktuar dy gjyqtarët Boksi dhe Binaj me mision vetëm për katër çështjet e ekstradimeve.

Gjykata e larte vendosi ekstradimin :
1. Hajri Seferi
2. Robens Berberi
3. Besnik Leka
4. Valentina Dushku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA