Shkëmbimi më i bujshëm i kësaj vere në futbollin Europian është drejt finalizimit. Juventus dhe Manchester United F.C. po impenjohen në detajet e fundit për transferimin e Romelu Lukaku te kampionët e Italisë, që do të privohen nga argjentinasi Paulo Dybala i përfshirë në negociata.

Dy klubet në fjalë kanë arritur cdo akord ekonomik mes tyre por mbetet për tu zyrtarizuar dhe leja e Dibalës për të shkuar në Old Treford, aty ku prite të luajë që këtë muaj. Juventus do paguajë sulmuesin Romelu Lukaku 9 milionë Euro në sezon por do të arrijë një plusvalencë ekonomike me largimin e argjentinasit drejt Manchester United F.C.

Por koha nuk premton! Nëse do të zyrtarizohet gjithçka brenda 8 Gushtit kur mbyllet edhe merkatoja në futbollin anglez, Paulo Dibala do të provojë një aventurë të re që do ta rivendosë në diskutim, pas lënies në hije te Juventus. Skuadra italiane ndërkohë po diskuton në një tjetër tavolinë me Manchester United F.C. për transferimin e Mario Mandzukic në Angli. Kroati merr 5.5 milionë Euro në sezon dhe mund të lihet i lirë të largohet për një shumë modeste që këtë verë.

Top Channel