Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë pallatit të sportit në një bar kafene, në Elbasan, ku paraprakisht dyshohet se ngjarja nisi për çështje borxhesh.

Nga informacionet paraprake Top Channel mëson se janë tre të plagosur: Fevzi Ago (pronari i barit) Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi.

Tre shtetasit janë plagosur me pistoletë. Astrit Cërriku, paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.

Ai mendohet se ka marrë 6 plumba në këmbë dhe ka 11 plagë. Ndërsa për dy shtetasit e tjerë njëri është plagosur në këmbë dhe tjetri në syrin e majtë, pasi i kanë goditur me qytën e pistoletës.

Të plagosurit mendohet se kishin marrë para borxh dhe dyshohet se një grup tjetër ka ardhur nga jashtë dhe ka gjuajtur mbi të plagosurit.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: Rreth orës 17:20, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali në afërsi të Pallatit të Sportit, gjatë një konflikti verbal për motive të dobëta mes disa personave kanë mbetur të plagosur me armē zjarri dy shtetasit A.C. dhe M.K. Ata janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal.

Shtetasi F.A. është dëmtuar me sende të forta, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA