Bizneset, edhe dy muaj afat, QKB shtyn për në 30 shtator afatin e dorëzimit të bilanceve
02/08/2019 12:10
Qendra Kombëtare e Biznesit ka shtyrë deri në 30 shtator dorëzimin e bilanceve nga bizneset që kanë aplikuar në sistemin ‘on line’, por që nuk kanë arritur dot të përfundojnë procedurën për shkak të mbingarkesës të sistemit elektronik. Ndaj këtyre bizneseve nuk do të vendosen gjoba për mosdorëzimin në kohë të pasqyrave financiare.
Por nga gjoba nuk do të shpëtojnë ato biznese që nuk kanë aplikuar fare deri më tani.
Sipas ligjeve shqiptare dorëzimi i bilanceve vjetore të biznesit duhet bërë brenda 7 muajsh nga përfundimi i vitit financiar, që përkon me 31 korrikun. Në përfundim të këtij afati për këtë vit kanë dorëzuar bilancet në QKB 19250 biznese, ndërsa pritshmëria ishte për mbi 24 mijë subjekte.
Top Channel