“Nëse do ishte gjallë, do t’i thoja se…”/ Rrëfimi drithërues i nënës së 13-vjeçares që u vra në Itali: Ia ndalova të takohej me të, instinkti më tha se rrezikonte
1,5 milionë euro llogari bankare, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme janë sekuestruar nga policia.
Top Channel mëson se ato i përkasin Ferdinant Shehut, i cili ka qenë kreu i ALUIZNI-t për rajonin e Tiranës. Ai u shkarkua nga detyra në vitin 2011, detyrë të cilën ia kishin ngarkuar në vitin 2010. Ndërsa në periudhën 2006-2010 ai mbajti postin si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm pranë Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.
Shkak për shkarkimin nga detyra e Shehut ishte mungesa e integritetit personal.
Lajmi i shkarkimit është dhënë nga përfaqësuesja e ALUIZNI-t, Shpresa Muha, e cila atëherë theksoi se Shehu ka mashtruar organet emëruese, duke mos deklaruar 4 vjet punë që ka bërë në hetuesinë e Vlorës.
Referuar dokumenteve, nga ana e ALUIZNI-t bëhen me dije dy detaje të jetëshkrimit të ish-drejtorit të zyrës rajonale të Tiranës, të cilat nuk figuronin të shkuara në CV. “Përmes manipulimeve në jetëshkrim, duke lënë jashtë tij një eksperiencë pune 4-vjeçare si hetues, në hetuesinë e rrethit të Vlorës (Urdhri nr.8, datë 22.8.1988 i Hetuesisë së Përgjithshme). Pa përfshirë këtu periudhën njëvjeçare të kryerjes se kursit, pranë Hetuesisë së Përgjithshme, gjithashtu e “fshirë” nga jetëshkrimi.
Ndërkohë, policia njoftoi se kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, Shehu ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.
Njoftimi
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e krimit ekonomik e financiar
Finalizohet operacioni “Investimi”
Sekuestrohen 1,5 milionë euro llogari banke, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme
Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të shumave financiare, që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Investimi”, për sekuestrimin e 1 500 000 euro llogari bankare, të një shtetasi, ish – punonjës i administratës shtetërore i cili në vitet 2006 – 2011 ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane.
Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.
Kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.
Për arsye se hetimet janë në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera.
Top Channel