Partizani do të luajë sot ndeshjen vendimtare me Sherifin e Tiraspolit e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Europa League. Skuadra e Të Kuqve vjen në këtë përballje me detyrën e përmbysjes së humbjes 1-0 të pësuar 1 javë më parë në Tiranë ndaj skuadrës së Sherifit.

Kryeqytetasit zhvilluan pasditen e së mërkurës seancën e fundit stërvitore në ambientet e ‘sheriff Stadium’ dhe mendohet se trajneri Lerda do të hedhë në fushë një formacion sulmues për të tentuar kualifikimin. Vetë trajneri italian në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes tha se në skuadër ka optimizëm për arritjen e këtij objektivin, por ai nuk harroi të vlerësojë skuadrën e Sheriffit të Tiraspolit.

Franco Lerda theksoi se skuadra moldave ka në përbërje lojtarë cilësorë sidomos në sulm dhe shtoi se gjithsesi futbollistët e tij do të kërkojnë të shfrytëzojnë shanset që do t’u jepen deri në momentin e fundit të ndeshjes.

Sfida mes Sheriff Tiraspolit dhe Partizanit do të luhet në orën 19:00 dhe do të gjykohet nga arbitra kroatë. Gjyqtar kryesor do të jetë Igor Pajac i cili do të ndihmohet nga asistentët e tij, Bojan Zobenica dhe Vedran Durak. Gjyqtar i katërt do të jetë Dario Bel.

Nëse Partizani do të mund të bëjë përmbysjen e rezultatit dhe do të kualifikohet për në raundin e tretë, do të ketë si kundërshtar të radhës skuadrën suedeze të AIK që u eliminua nga Maribori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA