Pas plot dy vjetësh eksperimente, Federata e Futbollit anglez ka vendosur të aplikojë këtë sezon në kategoritë inferiore, përjashtimet e përkohshme nga loja.

Të pagëzuara me emrin Sin Bins, koshat e mëkatit përfaqësojnë një revolucioni që nis pikërisht nga vendi ku u shpik loja më popullore e planetit.

Por si prezantohet një rast ekzemplar i ndëshkimit në fushë. Arbitri tregon karton e verdhë dhe nxjerr nga loja futbollistin fajtor që do të duhet të rrijë jashtë vijave për 10 minuta, pa të drejtë zëvendësimi. Rregulli i ri do të nisë nga diletantë për të parë rezultatet.

Federata angleze mendon se kështu do të reduktohet humbja e kohës nga protesta e panevojshme dhe do të ketë më tepër respekt për arbitrin.

FA ka regjistruar të dhëna inkurajuese nga testet pasi te ndeshjet e aplikuara, shkeljet në fushë u reduktuan me 38%. për më tepër, protagonistë direkt, trajnerët arbitrat dhe futbollistët janë në shumicë në favor të Sin Bins. për faulle të rënda apo sjellje jo sportive, do të mbete në fuqi përjashtimi klasik me karton të kuq direkt.

Top Channel