Federata ndërkombëtare e Futbollit publikoi pasditen e së mërkurës emrat e futbollistëve kandidatë për çmimin “The Best”, si lojtari më i mirë i vitit.
Në listën e 10 finalistëve të publikuar nga qeveria e futbollit botëror mungon ai i fituesit të vitit të kaluar Luka Modric, ndërkohë që nuk figurojnë as ata të Griezmann dhe Neymar.
Kampionët e Evropës të Liverpoolit janë ata që dominojnë listën e finalistëve për FIFA The Best me 3 përfaqësues dhe bëhet fjalë pikërisht për Van Dijk, Salah dhe Mane.
Barcelona përfaqësohet nga Lionel Messi me argjentinasin që është fituesi i Këpucës së Artë me 36 gola të shënuar në sezonin e kalua si dhe de Jong me holandezin që vlerësohet për sezonin që përjetoi me skuadrën e Ajaxit, ashtu si edhe ish shoku i tij i skuadrës Matthijs De Ligt që kaloi të Juventusi për të bashkuar me Cristiano Ronaldon, edhe ky i përfshirë mes 10 pretendentëve për fitoren e trofeut individual të FIFA.
Reali i Madridit ka Eden Hazard, por belgu është në këtë garë pasi fitoi Europa league me skuadrën e Chelseat. Plotësojnë listën e 10 finalistëve për The Best harry kane i Tottenhamit dhe Kylian Mbappe i Paris Saint Germain. Ceremonia e dorëzimit të çmimit të FIFA The Best do të zhvillohet në 23 shtator dhe për herë të parë ajo do të mbahet në Teatrin La Scala të Milanos
Top Channel