Atletico Madrid tregon forcën e tij edhe ndaj yjeve të Major League Soccer. Në sfidën miqësore të zhvilluar në mesnatën e së mërkurës me orën evropiane, Los Colchneros iu imponuan skuadrës së formuar nga lojtarët më të mirë të kampionatit amerikane ku të pranishëm ishin edhe Zlatan Ibrahimovic, Wayne Rooney apo Carlos Vela, duke fituar me rezultatin 3-0.

Marcos Llorente, Joao Felix dhe Diego Costa ishin ata që shënuan të 3 golat për skuadrën nënkampione te Spanjës në këtë përballje miqësore. por përveç ndeshjes, kurioze ishte edhe ajo ifarë ndodhi pak minuta përpara fillimit të sfidës.

Në fakt starti i kësaj ndeshjeje u shty me 30 minuta për shkak të motit të keq që mbërtheu Orlandon ku u zhvillua edhe ndeshje ku u panë një sërë vetëtimash. Për fat të mirë më pas gjithçka vijoi normalisht dhe rrufetë që u panë në fushën e lojës ishin pikërisht golat e skuadrës së drejtuar nga Simeone.

Top Channel