Ashtu si Policia shqiptare, edhe policia belge ka shpallur në kërkim dy dibranët Elvis dhe Alfred Vladi. Ata janë shpallur në kërkim për çështjen e “Toyota Yaris”, ku brenda një makine në portin e Durrësit u zbuluan rreth 3.4 milionë euro.

Policia e Belgjikës bën thirrje për të gjithë personat që kanë dijeni për vendodhjen e Elvis dhe Alfred Vladit, që të japin informacion. Ata dyshohen se janë porositësit e miliona eurove të sekuestruara.

Ngjarja u denoncua vitin e kaluar në Parlament nga kryeopozitari Lulzim Basha, i cili akuzon si të përfshirë deputetët e Partisë Socialiste: Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja. Pak javë më parë, Basha u mor në pyetje për këtë çështje nga prokurorët belgë.

Top Channel