Qeveria ka akorduar 150 milionë lekë ose 1.2 milionë euro nga buxheti I vitit 2019 për strukturën e posaçme që do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndryshe e njohur si SPAK.

Përcaktimi i buxhetit për SPAK nënkupton se kjo strukturë pritet të ngrihet shumë shpejt.

Sipas ligjit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë 15 prokurorë, të cilët do të hetojnë dosjet më të nxehta ku përfshihen zyrtarët me te larte shtetërore, por edhe personazhe të botës së krimit.

Ndërkohë gjatë korrikut Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas një gare mes 22 prokurorëve, listoi 15 më të mirët, pasi shqyrtoi dosjet qe ata kishin hetuar si edhe i intervistoi.

Por ndërkohë deri më tani i janë nënshtruar vettingut dhjetë prokurorë, të cilët janë konfirmuar, ndërsa për pesë prokurorë vettingu u shty për në shtator pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori pushimet e verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA