Pas një denoncimi të thjeshtë për vjedhjen e një banese, Policia e Tiranës zbuloi rastin e abuzimit seksual të një të mituri dhe më pas shantazhimin e tij për ti vendosur gjobë në rast se ai nuk paguante.
Dy të rinj të moshës 20 dhe 21 vjeç u arrestuan si të dyshuarit kryesorë të kësaj ngjarje ndërkohë që bashkëpunëtori kryesor i tyre, Bledar Matja, 45 vjeç, u shpall në kërkim.
Abuzimi i fëmijës, 13 vjeç dyshohet të ketë ndodhur javën e kaluar , kur ai është ftuar në shtëpi nga Valter Hysaj dhe Fatmir Haxhiu, me pretekstin se do luanin video game.
Dyshohet se dy të rinjtë, tashmë të arrestuar kanë abuzuar me të miturin ndërsa i kanë bërë edhe një video me të cilën e kërcënonin se do t’a publikonin në rrjetet sociale, në rast se ai nuk paguante 5 mijë euro.
Siç thotë Policia e Tiranës më tej, të dyshuarit i kanë kërkuar çelësin e shtëpisë së tezes ku fëmija kishte ardhur me pushime ku edhe kanë mundur të vjedhin bizhuteri të shtrenjta.
Meqë në banesë nuk kishte gjurmë të vjedhjes me dhunë agjentët kanë pyetur kallëzuesin se kush tjetër e mbante çelësin e banesës, duke marrë përgjigje emrin e nipit.
I pyetur në prani të psikologëve, i mituri ka treguar tmerrin që kishte kaluar, ç’ka ka sjellë edhe arrestimin e menjëhershëm të të dyshuarve.
Top Channel