Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj i është ndaluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) kandidimi për në postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Gjonçaj ka qenë më parë anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, KED ka marrë vendimin për të kaluar në fazën tjetër të përzgjedhjes avokatin Artur Metani, i cili i bashkohet në garë Artur Malajt, ndërsa pritet vendimi për dy kandidaturat e Eris Hysit dhe Klodian Rados.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një prej institucioneve më të rëndësishme që parashikohet të ngrihet në kuadër të reformës në drejtësi. Ky institucion do ushtrojë kontroll mbi gjykatësit dhe prokurorët, si dhe do ketë të drejtë të nisë hetime dhe procedime disipolinore për të sistemin, përfshi anëtarët e Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Mandati i kreut të ILD-së është 9 vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA