Për “breakdancerin” japonez, Shigeyuki Nakarai, perspektiva e marrjes së një medalje ari në lojërat Olimpike të Parisit 2024, është bërë një obsesion.

Propozimi i organizatorëve parizienë në shkurt, për të përfshirë kërcimin e rrugës në gara, ka ndezur ambicien e 17 vjeçarit që fitoi medaljen e bronzit në olimpiadën e të rinjve në Buenos Aires, vitin e kaluar.

“Më vjen ende keq që nuk mora dot medaljen e artë. Nuk më hiqet nga mendja. Por, do të vijë sërish momenti im, në olimpiadën e 2024. Do të përpiqem ta kthej këtë frustrim në energji pozitive”, shprehet ai.

Komiteti ndërkombëtar olimpik votoi për të miratuar shtimin e ‘breakdancing’, që u rrit përkrah hip hopit në Bronxin jugor në Nju Jork, në vitet 1970.

Vendimi ende duhet të marrë vulën e komitetit ekzekutiv në dhjetor të vitit tjetër, por pas pranimit të sporteve si “skatebording” dhe “surfing” në lojërat olimpike të Tokjos në 2020, edhe pranimi i “breakdancing” duket si një punë e kryer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA